Vetëm 2 ditë i ndajnë qytetarët shqiptarë nga aplikimi për lotarinë amerikane 2022.
Ambasada amerikane thotë se regjistrimet do të hapen të mërkurën më 7 tetor në orën 18:00.
Afati për aplikimin e shtetasve shqiptarë do të jetë deri më 10 nëntor ora 18:00.
“Regjistrimet për Programin e Lotarisë Amerikane 2022 do të jenë të hapura nga data 7 tetor, 2020, ora 18:00 (ora shqiptare) deri më 10 nëntor 2020, ora 18:00 (ora shqiptare)! Për më shumë informacion, klikoni këtu: http://oë.ly/7dCz50BFoLx
Vazhdoni të na ndiqni në Facebook, Twitter dhe instagram gjatë kësaj kohe, për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




