Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 7 pacientë të prekur nga Covod-19, një 47 vjeçare nga Vlora, një 63 vjeçar, një 70 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar dhe një 71 vjeçar nga Durrësi, 83 vjeçare nga Elbasani.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,508 testime, prej të cilave 457 janë testime janë kryer për arsye depistimi dhe në total kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 490 qytetarë.
“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
203 raste në Tiranë, nga 31 raste në Fier, Gjirokastër, nga 27 raste në Shkodër, Lezhë, 25 në Berat, 22 në Korçë, 19 në Elbasan, 13 në Lushnje, 12 në Kukës, 11 në Kavajë, nga 9 raste në Gramsh, Vlorë, nga 7 raste në Kurbin, Kuçovë, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Sarandë, nga 4 raste në Mirditë, Tropojë, Tepelenë, nga 3 raste në Kolonjë, Mallakastër, nga 2 raste në Skrapar, Krujë, Durrës, Përmet,” thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,667 që nga fillimi i epidemisë dhe aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 378 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6640
Durrës 1115
Fier 1004
Korçë 813
Shkodër 787
Elbasan 688
Vlorë 579
Lezhë 569
Berat 412
Gjirokastër 365
Kukës 322
Dibër 135
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




