Nga Gazeta 'Si'- Tradita e ngjyrosjes së momumentit "NewBorn" në Kosovë për këtë vit do të përçojë ndodhinë kryesore të vitit 2024, liberalizimin e vizave.
Në shkronjat e monumentit janë të vizatuara simbole të shteteve në të cilat mund të udhëtohet pa viza, teksa qytetarëve u sugjerohet t’i vizitojnë këto vende.
“7 QIEJT” është mesazhi për 16-vjetorin e pavarësisë.
Pasi ky simbol ka marrë pamje të re, autori i “NEWBORN”, Fisnik Ismaili, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar, se “Dikur qielli i rrethuar me gjemba, më në fund u hap!”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.