Kinema

7 Oscars për Oppenheimer, triumfon si filmi më i mirë

Filmi “Oppenheimer” nga Christopher Nolan , për njeriun që pati një rol kryesor në krijimin e bombës atomike, fitoi çmimin më të madh në ceremoninë e 96-të të çmimeve Oscar.

“Oppenheimer”  ka dominuar sezonin e çmimeve të këtij viti, ndërsa publiku mbush sallat e kinemave për të parë yllin e Cillian Murphy në rolin e shkencëtarit enigmatik, i cili në vitin 1945 deklaroi: “Tani, unë jam bërë vdekja, shkatërruesi i botëve”.

“Kam ëndërruar për këtë moment për kaq shumë kohë, por tani që jam këtu, gjithçka më ka ikur nga koka”, tha producentja Emma Thomas, që falënderoi bashkëshortin, fëmijët dhe të gjithë ekipin.

“Kam pasur një përvojë të mrekullueshme mbi 20 vjet me Chris dhe Emma-n. Ishte ngazëllyese të punoja me ta”, u shpreh producenti Charles Roven.

Filmi ishte i nominuar në 13 kategori dhe fitoi 7, përfshirë filmin më të mirë, regjisorin më të mirë për Christopher Nolan, aktorin më të mirë për Cillian Murphy dhe aktorin më të mirë dytësor për Robert Downey Jr.

Murphy ka dominuar sezonin e çmimeve të këtij viti, duke fituar trofe si aktori më i mirë në Baftas dhe Golden Globes.

Ai ia dedikoi çmimin “të gjithë paqebërësve ”. “Ne bëmë një film për njeriun që krijoi bombën atomike dhe për të mirë apo për të keq, po jetojmë në botën e Oppenheimer”, tha ai pasi mori trofeun.

Ndërkohë, regjisori i filmit, mori Oscar-in e tij të parë për regjinë më të mirë. Ai ka pasur gjithsej tetë nominime për Oscar, për filmat Oppenheimer, Dunkirk, Inception dhe Memento.

Robert Downey Jr fitoi çmimin Oscar, për rolin e tij në filmin “Oppenheimer”, si kryetari i Komisionit të Energjisë Atomike.

Në fjalimin e tij pasi mori trofeun, artisti falënderoi fëmijërinë e tmerrshme, bashkëshorten, stilisten dhe publicistin.

“Unë kisha nevojë për këtë punë më shumë se sa ajo kishte për mua dhe ja ku qëndroj këtu, si njeri më i mirë”, tha ai, duke shtuar se puna që bëjnë është e fuqishme dhe domethënëse.

Robert Downey Jr ka pasur dy nominime të mëparshme për Tropic Thunder në 2009 (aktori më i mirë dytësor) dhe për Chaplin në 1993, në të cilin ai kishte rolin kryesor si aktori komik dhe regjisori Charlie Chaplin.

Protagonistja e “Poor Things”, Emma Stone, triumfoi në Oscar, duke marrë çmimin si aktorja më e mirë protagoniste.

Në film, Stone luan rolin e Bella Baxter, truri i së cilës është zëvendësuar me atë të fëmijës së saj të palindur, dhe që përjeton zgjimin e saj seksual dhe personal.

Aktorja shpërtheu në lot teksa u ngjit në skenë për të marrë çmimin. Përveçse emocionues, ky ishte edhe një moment i sikletshëm për të, pasi zinxhiri i fustanit ishte prishur.

Stone fitoi një Oscar për aktoren më të mirë në 2017 për La La Land. Së fundmi, ajo mori çmim në Bafta dhe Golden Globe për aktoren më të mirë në një muzikal apo komedi.

LISTA E PLOTË E FITUESVE


Filmi më i mirë
"Oppenheimer"
Aktorja më e mirë
Emma Stone në "Poor Things"
Aktori më i mirë
Cillian Murphy në "Oppenheimer"
Aktorja më e mirë në rol dytësor
Da'Vine Joy Randolph në "The Holdovers"
Aktori më i mirë në rol dytësor
Robert Downey Jr. në "Oppenheimer"
Regjisori më i mirë
Christopher Nolan me "Oppenheimer"
Skenari më i mirë origjnal
"Anatomy of a Fall"
Skenari më i mirë i përshtatur
"American Fiction"
Kinematografia më e mirë
"Oppenheimer"
Kënga më e mirë origjinale
"What Was I Made For?" - Barbie
Editimi më i mirë
"Oppenheimer"
Produksioni më i mirë
"Poor Things"
Kostumografia
"Poor Things"
Grimi dhe flokët
"Poor Things"
Efektet vizuale
"Godzilla Minus One"

Filmi më i mirë i huaj
"The Zone of Interest"
Filmi më i mirë i animuar
"The Boy and the Heron"
Filmi më i mirë i animuar me metrazh të shkurtër
"War Is Over! Inspired by the Music of John & Yoko"
Filmi i shkurtër live-action
"The Wonderful Story of Henry Sugar"
Dokumentari më i mirë
"20 Days in Mariupol"
Dokumentari më i mirë me metrazh të shkurtër
"The Last Repair Shop"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë