Media Galeri

7 mrekulli për 7 ditë, aventurieri britanik vendos rekord Guinness

Një aventurier britanik ka vendosur një rekord të ri botëror Guinness, duke arritur të shtatë mrekullitë e botës në më pak se shtatë ditë.

Jamie McDonald, i njohur gjithashtu si Adventureman, bëri udhëtimin rekord në mars, duke nisur në Murin e Madh të Kinës, duke kaluar nëpër Azi nëpërmjet Taj Mahal, në Petra në Jordani, përpara se të nisej për në Romë për të vizituar Koloseun.

McDonald kaloi Atlantikun për gjysmën e dytë të udhëtimit, duke vizituar Krishtin Shëlbues në Rio de Janeiro dhe Machu Pichu në Peru përpara se të përfundonte misionin e tij në Chichen Itza, Meksikë, në gjashtë ditë, 16 orë dhe 14 minuta.

36-vjeçari nga Glouçester në Anglinë perëndimore udhëtoi gjithsej 36,783 kilometra në 13 fluturime, 16 taksi, nëntë autobusë dhe katër trena.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë