Histori

7 janar 1959 SHBA njohu qeverinë e Fidel Castros për ta rrëzuar atë më vonë

7 janarin e 63 viteve më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohën qeverinë e re të Kubës, drejtuar nga Fidel Kastro.

Pas këtij fillimi premtues, marrëdhëniet midis dy vendeve u përkeqësuan pothuajse menjëherë. Zyrtarët e SHBA-së kuptuan se Kastro ishte i vetëm në ushtrimin e pushtetit në Kubë. 

Politika e tij mbi shtetëzimin e pronave amerikane në Kubë, marrëdhëniet e ngushta ekonomiko-politike me vendet komunistë, bindën SHBA-në se regjimi i Kastro duhej rrëzuar.

Në më pak se dy vite më vonë, Shtetet e Bashkuara ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Havanën, dhe në prill 1961, ndërmorrën operacionin ushtarak kundër qeverisë së Kastros, por pa fitore. 

Operacioni i Gjirit të Derrave rezultoi në dështim të plotë për amerikanët./VOA


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë