Sociale

694 të infektuar të rinj dhe 6 të vdekur nga Covid-19 në 24 orë

Infektimet e reja ditore me koronavirus arrin një tjetër rekord. Numri i atyre që janë infektuar me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit ka rritur në 694 dhe kanë humbur jetën 6 qytetarë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë thotë se me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: mjeku 66-vjeçar Ilirjan Draçi, një 28-vjeçare, një 61-vjeçare, një 76-vjeçare, një 78-vjeçar nga Tirana dhe një 63-vjeçare nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur ditën e sotme të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet, lonferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë