Nga Gazeta 'SI' - Më shumë se 6.800 shqiptarë morën një urdhër largimi nga një vend e BE-së gjatë tremujorit të dytë 2024, 7.1% e 96.115 urdhërave në total.
Ky është numri më i lartë i urdhër-largimeve, pas atyre për gjeorgjianët, rreth 8.700. Shqipëria ka lënë pas edhe vende si Afganistani, Irani e Siria.
Por, jo të gjithë azilantët shqiptarë që kanë marrë një urdhër largimi janë larguar. Për të njëjtën periudhë, Eurostat raporton se janë larguar vetëm 2.000 shqiptarë. 12.3% më shumë se tremujorin paraardhës.
33% e urdhrave për largim ishin nga Franca, 13.4% nga Gjermania dhe 6.8% nga Greqia.
Sipas shifrave 620 prej personave që u urdhëruan të largohen ishin minorenë, por Eurostat nuk përcakton se ndonjë prej tyre kishte shtetësi shqiptare.
Për të gjithë 6-mujorin janar-qershor 2024, Eurostat raporton se kishte 2.830 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë, me rënie prej 21.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2023. Në raport me 2022, kur u shënua dhe vala më e fortë e emigrimit të pas pandemisë, aplikimet për azil janë 42% më të ulëta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.