Marka italiane e ëmbëlsirave Ferrero ka tërhequr vezët e çokollatës Kinder Surprise nga raftet britanike dy javë para Pashkëve, pasi u gjet një lidhje e mundshme me dhjetëra raste të raportuara të salmonelës.
“Ne jemi duke tërhequr vullnetarisht Kinder Surprise në formën e vezëve që vijnë me dhurata si një hap paraprak, pasi kemi informacione për një lidhje të mundshme me një numër rastesh të raportuara të salmonelës”, thuhet në njoftimin e Ferrero.
Ferrero tha se çokollata e prekur ishte prodhuar në Belgjikë dhe tërheqja mund të shtrihet në vende të tjera.
Agjencia Britanike e Standardeve të Ushqimit (FSA) këshilloi klientët që të mos hanë produktet e prekura, të cilat mbajnë datat “Best Before” midis 11 korrikut dhe 7 tetorit të vitit 2022.
Të paktën 63 raste të lidhura me produktet janë identifikuar, shumica e të cilave janë fëmijë nën 5 vjeç, tha Agjencia.
“Ne e dimë se këto produkte të veçanta janë të njohura për fëmijët e vegjël, veçanërisht me afrimin e Pashkëve, kështu që ne do t’i nxisim prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve që të kontrollojnë nëse ndonjë produkt tashmë në shtëpinë e tyre është pjesë e produkteve që janë tërhequr nga tregu”, tha Tina Potter, Shefja e FSA-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




