Nga Gazeta “Si” – Ferrari prezantoi makinën e re për vitin 2026 në Formula 1.
E ndërtuar sipas rregullave tëreja, “SF-26” do të pilotohet nga Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton, ndërsa Fred Vasseur ruan pozicionin e “Team Principal”.
Ferrari shpreson që kjo makinë t’i japë fund mungesës së titujve, prej gati dy dekadash.
Në vitin 2008 fitoi titullin e Konstruktorëve – ndërsa viti 2007 ishte i fundit për titullin e pilotëve kur në bord ishte Kimi Räikkönen.



Pas prezantimit që u bë në selinë e Maranello-s, Ferrari do të udhëtojë drejt Spanjës për “shakedown”-in e Barcelonës javën e ardhshme.
Një orë pas “Scuderisë” ishte rivalja “Alpine” që prezantoi makinën e saj të F 1 për vitin 2026.
“A526” ishte fjala kryesore gjatë eventit në Barcelonë, përpara “shakedown-it” të javës së ardhshme.



Ekipi me seli në Enstone vazhdoi në traditën e ngjyrave karakteristike, blu dhe rozë.
Pierre Gasly dhe Franco Colapinto janë dy pilotët e këtij sezoni, ndërsa struktura drejtuese përfshin Drejtorin Menaxhues, Steve Nielsen dhe Këshilltarin Ekzekutiv, Flavio Briatore.
Alpine shpreson të bëjë hapa përpara pas një sezoni të vështirë, në të cilin u rendit e fundit për Konstruktorë, me vetëm 22 pikë, 48 më pak se rivali më i afërt, Kick Sauber.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


