Ka shkuar në 70 numri i të prekurve me koronavirusin e ri në Shqipëri. Zëvendësministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli ka deklaruar se janë testuar 35 raste të dyshuara gjatë 24 orëve të fundit dhe 6 prej tyre kanë dalë pozitive. Zëvendësministrja bëri me dije se pesë raste ishin nga Tiranë dhe 1 ishte nga Fieri.
Dy prej tyre ishin raste kontakti, tre të tjerët ishin raste të reja dhe një zonjë 85 vjeçare nga Fieri.
Rakacolli tha se deri më tani janë testuar 732 raste të dyshuara, ndër ta janë konfirmuar 70 persona me koronavirusin e ri dhe harta e shpërndarjes është:
-Tiranë 50 qytetarë
-Durrës 5 qytetarë
Lushnjë 2 qytetarë
Elbasan 2 qytetarë
Fier 7 qytetarë
Rrogozhinë 2 qytetarë
Kavajë 2 qytetarë
Zëvendësministrja deklaroi se në Spitalin Infektiv janë të shtruar 35 pacientë dhe 3 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërkohë tha se Ministria ka hapur një linjë të re falas “08004040”, për të gjithë qytetarët që kërkojnë informacion mbi COVID-19.
“Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë. Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127! Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë,” u shpreh Rakacolli.
Për sa i përket shtetasve italianë që rezultuan dje të infektuar nga COVID-19 në vendin tonë, Rakacolli tha se ISHP po bën një hetim të hollësishëm epidemiologjik për të parë historinë e tyre. Ndër të tjera Zëvendësministrja ka deklaruar se u vu në funksion karantina në Konvaleshencën e Durresit, ku jane izoluar 2 personat e parë.
Rakacolli informoi gjithashtu se medikamentet që janë përdorur në vendet e tjera, po përdoren edhe në vendin tonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




