Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar pozitive me Covid-19 6 qytetarë, ndërsa 7 pacientë janë shëruar. Marjeta Dervishi nga ISHP, bën me dije se përqindja e pozitivitetit ditor janë 2.67 përqind të totalit të testimeve.
“Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 856 qytetarë. Prej tyre 627 qytetarë, pra mbi 70% tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 198 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Fier, Kamëz. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Siç jeni në dijeni edhe kjo fundjavë si fundjava e shkuar do të ketë të njëjtat rregulla,” u shpreh Dervishi.
Ndër të tjera mjekja shpjegoi se duke pasur një lehtësim të konsiderueshëm masash, qytetarët duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale. Gjithashtu Derivishi i bën thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes, por të komunikojnë me urgjencen kombëtare në numrin 127, ndërsa nëse kanë nevojë për informacion apo këshillim psikologjik të telefonojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 95
Krujë 63
Shkodër 17
Kamëz 9
Fier 4
Kurbin 3
Elbasan 3
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




