Njerez

556 mijë shqiptarë dolën nga Shqipëria gjatë korrikut. 3 milionë në 7 muaj

Nga Gazeta ‘SI’ – Në korrikun e 2022-shit, nga Shqipëria dolën 555.978 shqiptarë, 17% më shumë se korriku i shkuar dhe rreth 7% më shumë se korriku i 2019-s, para pandemisë. Shifra është më e lartë edhe në krahasim me muajin parardhës, qershorin 2022, rreth 10%.

Daljet masive të shqiptarëve jashtë vendit gjatë korrikut, mund të lidhen me sezonin turistik, por edhe në shtatë mujor, shifra raportohet përsëri e lartë.

Në të gjithë periudhë janar-korrik 2022, nga Shqipëria kanë dalë më shumë se 3 milion shqiptarë, me rritej 41.1% nga e njëjta periudhë e një viti më parë,  duke u rritur 41.1 %, por 3% më pak se në 2019-n.

Daljet e shqiptarëve nga territori janë rritur 2.4 herë nga pikat ajrore, 80% nga ato detare dhe 33% nga pikat tokësore, krahasuar me janar-korrik 2021.

Për shtatë mujorin, Instat raporton se kanë hyrë 2.8 mln shqiptarë në vend, 200 mijë më pak nga se kanë dalë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë