Një 55-vjeçar është mbytur në lumin e Bistricës pasditen e së dielës. Policia e Sarandës bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 të pasdites së djeshme.
55-vjeçari me inicialet A. Sh, banues në Çukë, dyshohet se duke kaluar nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh, ka rënë në lumin e Bistricës.
Siç njofton policia, 55-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e djalit të tij 15-vjeçar në momentin e ngjarjes. Ky i fundit ka deklaruar se babai i tij ka qenë gjithashtu nën efektin e pijeve alkoolike.
Policia ka nisur kërkimet prej ditës së djeshme, por akoma nuk është gjetur trupi i 55-vjeçarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



