Njerez

55% e fëmijëve në Shqipëri nuk shkojnë as në çerdhe as në kopsht

Nga Gazeta ‘SI’ – 55% e fëmijëve shqiptarë deri në moshën 6-vjeçare, nuk shkojnë as në çerdhe e as në kopsht.

Shifrat e INSTAT, në Censin e 2023-shit tregojnë se nga 184.056 fëmijëve 0-6 vjeç, 101.792 nuk shkojnë në institucionet arsimore.

Përkatësisht janë mbi 89 mijë fëmijë nga 0-3 vjeç që duhet të jenë të regjistruar në një çerdhe, por janë regjistruar vetëm 32.8 mijë. Janë rreth 95 mijë fëmijë 4-6 vjeç për kopsht, por vetëm 49 mijë e ndjekin.

Ndonëse INSTAT nuk analizon arsyet e mungesës së fëmijëve në arsimin parashkollor, infrastruktura dhe gjendja ekonomike janë arsyet kryesore.

Një audit i fundit i KLSH-së, në 116 njësi administrative në 13 bashki, vetëm, rezulton se vetëm 18 nga ato kanë çerdhe dhe 108 kopshte. Mungesa e infrastrukturës dhe problemet financiare e bëjnë të pamundur për familjarët në zonat rurale. të ndjekin fëmijët e tyre në parashkollorë larg vendbanimit të tyre.

Censi tregon se janë mbi 48 mijë qytetarë shqiptarë që cilësohen si analfabetë, 6 mijë prej të cilëve kanë ndjekur shkollën, ndërsa pjesa tjetër jo. Përvec brezit të +75 vjeçarëve, vërehet një përqendrim i numrit analfabetëve në grupmoshat 30-44 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë