Lajme

50 raste të reja, shtohen pacientët në spital. Shënohet viktima e 38

Gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar 50 raste te reja me Covid-19, ndërsa ka humbur jetën një paciente, që e çon në 38 numrin e viktimave. Doktoresha Rovena Daja ka bërë me dije se shpërndarja gjeografike e rasteve është 12 në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në  Durrës dhe nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin dhe 1 rast në Lushnjë.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077. Në spitalin Infektiv sapo është shënuar një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-9. Aktualisht ne shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë. Të nderuar qytetarë, shtimi i rasteve pozitive në aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë mund të shoqërohet me rritje të shtrimeve në spitale dhe të atyre që kanë nevojë për terapi intensive. Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur dhe mos i harroni kur dilni nga shtëpia. Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh,” shtoi Daja.

Më tej mjekja bëri thirrje që famijarët e pacientëve të shmangin sa më shumë vizitat dhe mbrojnë vetën dhe familje. Daja theksoi se të moshuarit duhet të shmangin qendrat shëndetësore dhe  nëse dikush dyshon se është mbartës i virusit, apo ka shenja klinike duhet të kontaktojë menjhetë urgjencën Kombëtare 127.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është:

Tiranë 272

Shkodër 97

 Krujë 78

Durrës 36

Vlorë 35

Kamëz 30

Lushnje 13

Pukë 13

Elbasan 8

Korçë 7

Fier 6

 Lezhë 3

Kukës 2

Tropojë 2

 Mallakastër 2

Kurbin 2

Ura Vajgurore 1

Gjirokastër 1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë