Sociale

50 persona të bllokuar në Kapshticë, dy ditë pritje në kufi

Rreth 50 persona vijojnë të mos lejohen të hyjnë në Shqipëri përmes Kapshticës.

Ata kanë qëndruar për të dytën natë radhazi në kufi në temperatura të ulëta pa ditur se çdo bëhet me ta.

Një prej emigrantëve, nëpërmjet telefonit është shprehur se ka më shumë se 24 orë që pret në tokën neutrale.

Nga ana tjetër, ky emigrant dhe shumë të tjerë si ky nuk janë rezidentë në Greqi, por kanë shkuar për arsye shëndetësore në shtetin grek, ndërsa theksojnë se po qëndrojnë në kushte tepër të vështira dhe mes tyre ka të sëmurë.

Ndërkohë, këta emigrantë nuk kanë autorizim nga konsullata, ku të lejohen të kalojnë drejt shtetit shqiptar. Kjo ka bërë që këta shtetas të mbeten pa zgjidhje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë