Sport

50 orë sfidë, Çarlsen shpallet kampion i botës në shah

Pas 50 orëve maratonë, Carlsen është shpallur kampion bote lojën e shahut. Sportisti norvegjez ka fituar përballë kundërshtarit nga SHBA, Fabiano Karuana. Finalja e këtij kampionati botëror në shah do të mbahet mend gjatë dhe është shoqëruar nga një atmosferë e tensionuar. Të dy konkurrentet kanë qenë shumë të fortë dhe shumë të kujdesshëm në lëvizjet e tyre.

Pas 3 ndeshjesh me kohë të limituar të fituara nga Çarlsen në këtë kampionat Botëror, finalja nuk ishte me kohë të kufizuar, gjë që e shtyu atë për shumë orë. Ka qenë një lodhje e madhe, por në fund gjithçka ja ka vlejtur për shahistin me prejardhje nga Norvegjia, i cili është shpallur kampioni i ri i botës në këtë sport.

Çarlsen ka thyer shpresat e Karuna që dëshironte të ishte i pari shahist amerikan që shpallej kampion botë, që nga viti 1972, kur Bobi Fisher mposhti Geri Kasparov një finale që ka hyrë në

“Ishte një arritje e madhe për mua. Fabiano Korona luajti shumë mirë dhe tregoi se është një lojtarë i madh dhe special.”- tha për BBC Magnus Çarlsen.
Ndeshja për herë të parë ka qenë e gjitha live edhe pse shumë shikues u ankuan për zgjatjen pa fund të kësaj sfidë që për të gjithë u bë shumë e lodhshme. Pas kësaj finaleje epike 50 orëshe ka reaguar në rrjetet sociale, shahisti me famë botërore, Geri Kasparov.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë