Menaxhim

50 mln euro nga Gjermania për përmirësimin e transportit publik në Tiranë

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje 50 milionë euroshe me shtetin gjerman për financimin e projektit “Transporti i gjelbërt i Tiranës”.

Lajmi është njoftuar nga Ambasada Gjermane në Shqipëri dhe projekti synon të studiojë thellësisht fizibilitetin e shpejtësisë së qarkullimit të autobusëve, si një problem madhor i transportit publik në vendin tonë. Projekti do të fokusohet tek 3 linjat më problematike, Kinostudio-Kombinat, Unaza dhe Tirana e re. Transport miqësor me klimën dhe qytetarët.

Në vitin 2019, kryetari i Bashkisë së Tiranës njoftoi për planin e “Transportit të gjelbërt” ku konsistonte përdorimi i autobusëve dhe taksive elektrikë me 0% ndotje, sipas tij.

Veliaj lajmëroi se Shqipëria do të mbështetej në modelin hungarez. Fillimisht ishte menduar që linja e parë e transportit që do “të gjelbërohej” do të ishte ajo e sheshit Skënderbe deri në Rinas, por nuk u vu në funksion. Momentalisht, në Tiranë operojnë me elektricitet vetëm taksitë dhe asnjë autobus.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë