Transparenca në kontratat e PPP-ve, kuadri fiskal dhe menaxhimi i borxhit publik janë 3 shqetësimet kryesore të FMN-së për Shqipërinë, jo vetëm për 2021-shin, por të paktën, për 5 vitet e fundit.
Në një përmbledhje të raporteve vjetore të FMN-së për vendin tonë, ndër sugjerimet që kanë ndryshuar vit pas viti sipas ngjarjeve të ndodhura, këto tre elementë kanë mbetur shqetësim, duke treguar se thirrjes së FMN-së nuk i është dhënë përgjigje, ndonëse risku vlerësohet i madh.
Nisur me vitin 2018.
Fondi përmend përshtatjen e skemës së PPP-ve si një sfidë dhe stres për institucionet duke paralajmëruar edhe limitimin e aksesit të tyre në buxhet, për ndryshe ka rrezik.
Në vitin 2017 shqetësim.
Politikat fiskale dhe borxhi publik, sipas FMN-së, duhet të menaxhohen më mirë nga një administratë fiskale e pavarur dhe përmbajtjes së Ligjit Organik për një borxh nën 60% të PBB-së së vendit. Ndër të tjera, për 2017-n, FMN përcaktoi si delikate dhe çështjen e inflacionit që nuk kishte prekur as objektivin e vënë si edhe përmirësimin e klimës së biznesit për tërheqjen e investimeve të huaja.
Raporti i 2018-s, më shumë pak ndryshime
FMN tregon rreziqet kryesore të stabilititet eknomik të Shqipërisë që janë, reformat fiskale, sidomos në sektorin energjitik dhe në atë të hidrokarbureve. Skema e kontratave Partneritet Publik-Privat, cilësuar si e dobët, mbartëse risku dhe me ndikim negativ në borxhin publik, i cili në vetvete është po rrezik. Në vitin 2018, sipas FMN-së, tregu i borxhit ka qenë i pazhvilluar dhe kuponat apo yield-et e titujve kanë qenë të lartë për shkak se tregu ishte varfëruar nga keq menaxhimi i borxhit.
Një vit më vonë, 2019
FMN-ja përcaktonte përsëri PPP-të si shqetësim për vendin tonë, ku i kërkonte Ministrisë së Financave të frenojë rrezikun e tyre dhe të mos “i lejojë të mbështeten në buxhet”. Gjithashtu, detyrimet fiskale të papaguara dhe keqmenaxhimi i borxhit publik, listohen si rrezik për ekonominë e Shqipërisë.
Në vitin 2020
Kur ekonomia e Shqipërisë u bë edhe më e brishtë, Fondi vazhdoi të përmendte PPP-të si rrezik i madh, në pritje për të shkuar në pothuajse 50% e PBB-së së vendit. Vazhdoi dhe thirrja për Ministrinë e Financave për një përforcim të administrimit të investimeve publike, monitorim të procesit të përzgjedhjes së kontratave koncesionare dhe krijimi i kapacitetit për të zhvilluar një veprimtari të tillë. Rrezik tjetër në 2020-n, cilësoheshin dhe skemat financiare të garantuara nga qeveria. Bashkë me të dhe menaxhimin e parasë së thatë në cash dhe transparencën në investimet të tjera publike.
2021-pas karantinës
Këtë vit, Fondi na rikujtoi dhe njëherë tre elementët që rrezikojnë stabilitetin ekonomik të vendit tonë, PPP-të, masat fiskale dhe borxhi publik.
Refren i përsëritur. Asgjë nuk ka ndryshuar. Koncesioniet një barrë e rëndë borxhi dhe keq menaxhimi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje