Lajme

5 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, 2 të moshuar në terapi intensive

Në komunikimin e përditshëm, Albana Fiço, drejtoresha e ISHP njoftoi se në vendin tonë janë shtuar edhe 5 raste të reja të prekura nga COVID-19. Fiço tha se deri më tani janë testuar 505 raste të dyshuara.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 22 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnjë 2 raste

Elbasan 2 raste

Fier 5 raste

Rrogozhinë 2 raste .

Ekspertja bëri me dije se 12 prej të prekurve janë shtruar në Spitalin Infektiv.

“Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavijon janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Dua t’ju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!,” theksoi Fico

Ndër të tjera ekspertja e ISHP ka deklaruar për mediat gjithashtu se personeli mjekësor i Beratit qe ka qenë në vetëkarantinë, është testuar dhe ka rezultuar negativ. Ndërkohë për sa i përket personelit mjekësor në Durrës, Fico tha se që prej ditës së djeshme nuk rezultojnë më raste të dyshuara.

Ndërsa, pas rastit të 61 vjeçare nga Fieri që rezultoi me koronavirusi, Fico tha se ka personel mjekësor që i ka shërbyer pacientes është në vetëkarantinim.

Gjithashtu, Fico i ka bërë thirrje qytetarëve që përpos panikut dhe frikës t’i japin informacion të plotë ekipeve mjekësore, pasi sipas saj ka pasur disa raste, ku informacioni i kërkuar nuk ka qenë i plotë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë