Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 5 persona të tjerë me Covid-19 dhe kështu numri total i të prekurve ka shkuar 969.
Mirela Cami Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka deklaruar se mjekët e familjes po monitorojnë rastet aktive me Covid-19 që kanë simptoma të lehta apo janë asimptomatike, ndërkohë 24 orët e fundit i janë shëruar edhe 13 pacientë të tjerë.
“Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 969 qytetarë. Prej tyre, rreth 80% janë të shëruar. Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13,500 testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%,” shprehet Cami.
Më tej ekspertja Shekspir se qytetarët duhet të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e distancimit social dhe higjienën personale. Gjithashtu, si çdo ditë përmendi për qytetarët që të telefonojnë në numrin 127, nëse kanë shenja të Covid-19, ndërsa nëse kanë nevojë për këshillim psikologjik apo për informacion, të telefonojnë në numrin 0800 40 40.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është vijon:
Tiranë 55 raste
Durrës 47 raste
Krujë 31 raste
Shkodër 10 raste
Berat 10 raste
Kamëz 9 raste
Fier 2 raste
Elbasan 1 rast
Mirditë 1 rast
Korçë 1 rast
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




