Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetën 5 pacientë në spitalet Covid 1 dhe Covid 2. Mjekja Mirela Cami bëri me dije se personat që ndërruan jetë ishin një 56-vjeçar ; një 64-vjeçare, një 71-vjeçare; një 77vjeçar dhe një 89-vjeçare, ndërkohë që janë shtuar dhe 116 raste të reja.
“150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5732 që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 32 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes,”shpjegoi Cami.
Si çdo ditë Cami bëri thirrje për qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të telefonojnë në numrin e U e Urgjencës Kombëtare, 127,nëse kanë shenja të sëmundjes, në të kundërt nëse kanë nevojë për informacion të kontaktojnë në numrin 0800 40 40.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2068
Durrës 472
Shkodër 288
Lezhë 195
Korçë 136
Kukës 133
Elbasan 129
Vlorë 122
Fier 121
Berat 75
Dibër 38
Gjirokastër 34
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




