Shendet

5 gota verë në javë te ruajnë nga karakti i syrit

Antioksidantët e gjetur në verë mund të ndihmojnë në shpjegimin pse njerëzit që konsumojnë verë kanë deri në 23% më pak rrezik për t’u prekur nga katarakti sesa njerëzit që e shmangin alkoolin.

Katarakti është kur thjerrëza e syrit bëhet e turbullt dhe kjo është një shkak kryesor i dëmtimit të shikimit dhe verbërisë, kryesisht tek njerëzit e moshuar. Heqja e tyre në një procedurë të shkurtër është operacioni më i zakonshëm i kryer nga NHS, i cili kryen rreth 450,000 operacione të tilla në vit në Angli.

Akademikët nga Klinika e syve Moorfields në Londër dhe instituti i oftalmologjisë Londër studiuan historinë mjekësore dhe të jetesës së 492,549 pjesëmarrësve në Biobank të Mbretërisë së Bashkuar dhe studime të shëndetit të njerëzve për shumë dekada.

Ata zbuluan se njerëzit që pinin afërsisht 14 gota në javë kishin më pak të ngjarë të bënin operacionin e kataraktit. Rreziku ishte më i ulët në mesin e personave që pinin verë krahasuar me ato që pinin birrë apo pije alkoolike. Në studim u zbulua se ata që pinin verë të paktën pesë herë në javë kishin 23% më pak gjasa për heqjen e kataraktit sesa ato që nuk pinin.

“Zhvillimi i kataraktit mund të jetë për shkak të dëmtimit gradual nga stresi oksidativ gjatë plakjes. Fakti që gjetjet tona ishin veçanërisht të dukshme në personat që pinin verë, mund të tregojë një rol mbrojtës të antioksidantëve polifenolë, të cilët janë veçanërisht të bollshëm në verën e kuqe”, tha Sharon Chua, autorja e gjetjeve, të cilat janë botuar në revistën Ophthalmology.

“Ne vëzhguam një përgjigje të dozës me gjetjet tona, me fjalë të tjera, kishte prova për zvogëlimin e mundësisë për të bërë operacion të kataraktit me konsumimin e verës por në normal normale, pa e tepruar”, shtoi Anthony Khaëaja, i cili drejtoi studimin.

Sadie Boniface, pedagoge në Institutin e Studimeve të Alkoolit, hodhi dyshime mbi gjetjet pasi sipas saj, studimet gjatësore mund të japin një pamje të zhdrejtë të shëndetit të të gjithë njerëzve sepse shumë vullnetarë ishin shpesh në gjendje të mirë shëndetësore.

“Krahasimi i shëndetit të njerëzve që pinë me ata që nuk pinë, gjithashtu sjell probleme. Njerëzit që nuk pinë janë një grup i larmishëm, duke përfshirë njerëz që e kanë të ndaluar pirjen për shkak të problemeve shëndetësore. Kjo do të thotë që të pish me kujdes mund të duket sikur mbart përfitime shëndetësore, sepse ato krahasohen me njerëzit mesatarisht me shëndet të dobët”, tha Boniface.

Sipas saj, efekti më i madh i parë në mesin e pirësve të verës mund të jetë për shkak të karakteristikave të tjera të këtij grupi që kanë të bëjnë me rrezikun e tyre për tu prekur nga  katarakti i cili nuk është llogaritur.

“Nëse sasia e alkoolit që pi dikush do të kishte një efekt të drejtpërdrejtë, kjo do të ndodhte me të gjitha llojet e pijeve”.

Burimi: The Guardian. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë