Një studim i ri ka zbuluar se rreziku i demencës lidhet me dietën dhe faktorë të tjerë të stilit të jetesës.
Hulumtimet e reja tregojnë se disa aspekte të jetesës si dieta, stërvitja dhe gjumi kanë një rol të rëndësishëm në uljen e mundësisë së zhvillimit të demencës.
Dy studime të fundit ofrojnë njohuri unike mbi elementët që mund të kontribuojnë në ndikimin disproporcional të demencës.
“Gjetjet tona mbështesin rolin e stilit të jetesës në parandalimin e sëmundjes së demencës, duke përfshirë sidomos personat me disavantazhe socio-ekonomike”, tha Danxia Yu, pedagoge dhe epidemiologe.
“Duhet të pranojmë se është sfiduese për njerëzit që përballen me disavantazhe të ruajne nje stil jetese të shëndetshem ose të bëjnë ndryshime në te. Është thelbësore të krijohen strategji të shëndetit publik për të arritur ndryshime të stilit të jetesës, veçanërisht tek shtresat e pafavorizuara”, tha ajo.
Rezultatet e dy kërkimeve u prezantuan në takimin vjetor te Shoqatës Amerikane për Ushqimin. Studimi u botua gjithashtu së fundmi në Neurology, revista zyrtare e Akademisë Amerikane të Neurologjisë.
Rreth 85.000 njerëz u rekrutuan nga klinikat shëndetësore në Amerikë.
Në studimin e parë, të dhënat u mblodhën nga 17,209 pjesëmarrësit më të vjetër të studimit, 1,694 prej të cilëve kishin forma të demencës prej katër vitesh. Pirja e duhanit, përdorimi i alkoolit, aktiviteti fizik në kohën e lirë, kohëzgjatja e gjumit dhe cilësia e dietës u ekzaminuan të gjitha si individualisht ashtu edhe në kombinim me njera tjetren.
Rezultatet treguan se zgjedhjet e shëndetshme (mos pirja e duhanit, stërvitja në kohën e lirë, konsumi i ulët deri në mesatar i alkoolit, gjumi adekuat dhe një dietë e mirë) u shoqëruan individualisht me një rrezik të reduktuar 11-25% të sëmundjes së demencës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




