Gjatë 24 orëve të fundit pozitiviteti i të infektuarëve me Covid-19 në Shqipëri rezulton 5.3%. Janë regjistruar 134 raste të reja nga 2.517 testime të kryera. Janë shënuar 6 humbje jete dhe 465 qytetarë janë shëruar.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 32 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, 8 raste në Skrapar, 7 raste në Vlorë, Gjirokastër, 6 raste në Devoll, 5 raste në Lezhë, Kavajë, Pogradec, 4 raste në Fier, 3 raste në Durrës, Elbasan, Malësi e Madhe, Memaliaj, 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Sarandë, Vau i Dejës, Shijak, Vorë, Maliq, Poliçan, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Berat, Mallakastër, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Belsh, Roskovec, Peqin, Gramsh, Këlcyrë, Konispol.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qyetetar nga Fieri, 1 qyetetar nga Lushnja, të moshave 63 – 79 vjeç.
Statistika (22 Prill 2021)
Raste të reja ditore 134
Të shëruar në 24 orë 516
Të shtruar në spitale 155
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2517
Testime totale 617,664
Raste pozitive 130,114
Raste të shëruara 103,582
Raste Aktive 24,168
Humbje jete 2,364
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18096
Fier 2060
Durrës 933
Shkodër 756
Gjirokastër 665
Korçë 629
Vlorë 350
Dibër 253
Kukës 242
Elbasan 97
Berat 65
Lezhë 22
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




