Temperatura më e lartë në historinë evropiane është regjistruar në Itali, gjatë të nxehtit që përfshiu vendin. Termometri në ishullin italian Siçili ka shkuar 48.8 gradë Celsius (119.85F).
Nëse kjo temperaturë do të regjistrohet zyrtarisht nga Organizata Botërore Meteorologjike, ajo do të thyejë rekordin e mëparshëm evropian prej 48 gradë Celsius (118.4F) të vendosur në Athinë në vitin 1977.
Temperatura u mat në një stacion monitorimi në Sirakuzë, Sicili, dhe u konfirmua menjëherë më vonë nga autoritetet meteorologjike të ishullit italian
Një vale e nxehtë dhe e ashpër ka përfshirë Mesdheun deri në Tunizi dhe Algjeri.
Si rezultat i të nxehtit, zjarret kanë shpërthyer në pjesën më të madhe të vendeve sa më sipër për më shumë se një javë.
Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Turqia dhe Greqia ndërkohë vijojnë të jenë “viktimë” e këtyre temperaturave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




