Lajme

475 viktima nga COVID-19 për 24 orë në Itali

Të dhënat zyrtare të bëra publike në konferencën për shtyp të orës 18:00 nga Emergjencat Civile në Itali treguan se gjatë 24 orëve të fundit numri i viktimave ka arritur deri në 475 persona. Në zonën e Lombardisë ku  shpërtheu fillimisht virusi, janë 17713 persona të infektuar, 1959 viktima dhe 3488 persona të shëruar. Ndërsa numri i përgjithshëm  është 35713 të infektuar dhe 2978 viktima  nga shpërthimi i koronavirusit të ri.

Të dhënat kanë treguar se në  rajonin e Bazilikatës,  nuk ka asnjë viktimë deri më tani dhe numri i personave të infektuar është 27, ndërsa në të gjithë Italinë janë kryer deri më sot 165 541 tampone.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë