Nga Gazeta ‘SI’ – 472 qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare gjatë vitit 2024, 46% më pak se një vit më parë.
INSTAT raporton se shumica e tyre janë të rinj, të moshës 20-39 vjeç.

Vitin e shkuar rezulton se 919 persona fituan shtetësi shqiptare, duke shënuar ulje me 33.5 %, krahasuar me vitin 2023. 49% e tyre janë me origjinë nga Kosova, 14% nga Turqia dhe 6.2% nga Maqedonia e Veriut.
Për të njëjtën periudhë, 104 të huaj kërkuan azil në Shqipëri 150 më pak se një vit më parë. Shumica e azilkërkuesve ishin afganë, 28%, sirianë 17.3% dhe qytetarë nga Pakistani me 10.6%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.