Histori

46 vite nga masakra, si u vranë 11 sportistët izraelitë?

Në vitin 1972, Lojërat Olimpike të Mynihut u kthyen në një fushëbetejë të përgjakshme tragjedie. Në orët e para të mëngjesit të 5 shtatorit, një grup terroristësh sulmuan banesat e delegacionit izraelit, duke vrarë dy prej sportistëve dhe duke marrë nëntë të tjerë peng. Terroristët ishin pjesë e një grupi të njohur si “Shtatori i Zi” dhe në këmbim të lirimit të atletëve, kërkuan që Izraeli të lironte 230 të burgosur që mbaheshin në burgjet izraelite, mes tyre edhe dy terroristë gjermanë.

Por pasi negociatat për lirimin e nëntë izraelitëve dështuan, terroristët u larguan bashke me pengjet në aeroportin e Mynihut. Në përpjekje për mos t’i lejuar të arratiseshin, policia gjermane hapi zjarr nga ndërtesat aty pranë dhe vrau tre nga terroristët. Pas një shkëmbimi të fuqishëm armësh mes pengmarrësve dhe policisë, nëntë pengjet, dy terroristë dhe një polic humbën jetën.

https://www.youtube.com/watch?v=aKe294SqWPE

Olimpiada u pezullua për 24 orë për të nderuar atletët e vrarë. Pasi u mbajt një shërbim përkujtimor në stadiumin kryesor olimpik, Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Avery Brundage urdhëroi që lojërat të vazhdonin, për të treguar se terroristët nuk kishin fituar.

Pas vrasjeve në Lojërat Olimpike të vitit 1972, qeveria izraelite, e kryesuar nga Golda Meir, punësoi një grup agjentësh të Mossadit për të gjurmuar dhe vrarë terroristët e mbetur të Shtatorit të Zi.

Si ndodhi?

Viktmat e masakrës së Mynihut 

Në orën 4:30 të mëngjesit, tetë burra të veshur me kostume sportive kaluan gardhin përreth fshatit olimpik. Ata u vunë re nga disa atletë, por askush nuk dyshonte se po ndodhte diçka e pazakontë. Askush nuk e dinte as për armët që kishin fshehur në çantat sportive. Pak para orës 5:00, terroristët trokitën në derën e trajnerit tw mundjes së Izraelit, Moshe Ueinberg. Sapo hapi derën, trajneri thirri menjëherë shokët e tij për ndihmë. Ai dhe peshëngritësi Joseph Romano u përpoqën të bllokonin derën, ndërkohë që izraelitët e tjerë vraponin për të shpëtuar, por të dy sportistët u vranë. Terroristët arritën të merrnin më peng, nëntë izraelitë.

Sporti dhe politika

Në vitet 1970, siguria në ngjarjet sportive globale ishin në kulmin e saj. Mynihu ishte i qetë dhe askush nuk mund ta imagjinonte se mund të ndodhte diçka e papritur.

Sipas ekspertëve, nga viti 1948, kur Britania miratoi krijimin e shtetit Izraelit dhe zhbërjen e Palestinës, të drejtat politike të arabëve palestinezë të shpërngulur ishin shpërfillur vazhdimisht. Pas Mynihut, bota mori një mesazh të rëndësishëm. Pwrtej dënimit ndërkombëtar të Shtatorit të Zi, ngjarja solli sërish në vëmendje çështjen palestineze. Nuk ishte hera e parë që një impuls politik kishte pushtuar sportin, pasi që nga viti 1956, çdo Olimpiadë verore ka qenë e implikuar në një lloj polemike politike.

Forma më e zakonshme e gjesteve politik ka qenë bojkoti. Në vitin 1980, Olimpiada e Moskës u bojkotua nga disa vende që protestonin kundër pushtimit sovjetik të Afganistanit. Një bojkot më pak i njohur i Lojërave Olimpike erdhi katër vite më parë, me tërheqjen e kombeve afrikane që kundërshtonin refuzimin e Komitetit Olimpik për të refuzuar pjesëmarrjen e Zelandës së Re në lojrat e Montrealit. Olimpiadat dhe ngjarjet e tjera ndërkombëtare janë përdorur gjithnjë për të sjellë në vëmendje ngjarjet që nuk kanë lidhje me sportin.

https://www.youtube.com/watch?v=BGTFn25clr4

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë