Nga Gazeta ‘SI’ – Gallup ka anketuar njerëz të anagazhuar në tregun e punës, se si po shkon jeta e tyre, që ndikon drejtëpërdrejtë edhe në marëdhënien me punën.
Për Shqipërinë, 46% e punonjësve përjetojnë stres të vazhdueshëm, duke u renditur në vendin e 7 nga 38 shtete të përfshira. 21% e tyre shprehin se ndjejnë trishtim të përditshëm dhe mbajnë vendin e gjashtë në listë.

Shqiptarët ndihen të vetmuar më shumë se të anketuarit në shtete të tjera dhe mbajnë vendin e dytë me 19% duke qendruar pas Qipros, me 25%.
18% e punonjësve shqiptarë raportojnë se ndjejnë nervozizëm të përditshëm.

Pas disa vitesh përmirësimi të vazhdueshëm, vlerësimet globale të jetës së punonjësve ranë në 33% në dy vitet e fundit.
Menaxherët më të vjetër panë një rënie prej 5 pikë përqindjeje në mirëqenie gjatë vitit të kaluar, dhe menaxheret femra panë një rënie prej 7 pikë përqindjeje. Në të njëjtën kohë,
Bazuar në pakënaqësinë e të anketuarve me cilësinë e jetës dhe të ardhurat e tyre në të dy rajonet, ka të ngjarë që kostot e strehimit dhe inflacioni të luajnë një rol të rëndësishëm në vlerësimet e tyre të jetës, thotë Gallup.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



