Japonia njihet për lulet e saj, por kjo nuk është e vetmja gjë e bukur që ka për të ofruar. Pamja e parkut në Ibaraki merr shumë vëmendje gjithashtu, sepse duket si një kopsht plot zana. Aty ka rreth 4.5 milion lule të çelura që krijojnë pamjen më të mrekullueshme dhe vendndodhjen më të mirë për foto.
Parku Hitachi në Ibaraki mbulohet me lulet që kanë pseudonimin "sytë blu të foshnjës" të cilat çelin në fund të prillit dhe pastaj gradualisht humbin ngjyrën e tyre.
Lulet mund të gjenden në të gjithë Japoninë, por është Parku Hitachi ku janë më të popullarizuara pasi çdo vit, këto lule çelin dhe e kthejnë këtë vend një nga vendet më të vizituara.
Meqenëse ka shumë lule dhe është një park i madh, është gati e pamundur të bësh një foto perfekte që i mbulon të gjitha. Ky vend magjik është vetëm një udhëtim me tren larg Tokios.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.