Komunitet

Gjysma e lindjeve në BE janë jashtë martese

BE në 6 vite ka njohur rritjen e lindjeve jashtëmartesore. Sipas statistikave më të fundit të Eurostat që i takojnë vitit 2016, përqindja e lindjeve jashtëmartesore që kanë ndodhur në BE ishte 43%. Kjo është pak më shumë se 15 pikë përqindjeje mbi vlerën e vitit 2000.

Që prej vitit 2000, përqindja u rrit në mënyrë të vazhdueshme me 1 pikë përqindjeje çdo vit, duke sinjalizuar ndryshime në modelet e formësimit të familjes, me lindje të cilat janë verifikuar nga marërdhëniet jashtëmartesore, nga çifte që bashkëjetojnë dhe prindër të vetëm.

Në tetë vende të BE-së në vitin 2016 rezulton të jenë regjistruar më shumë lindje jashtëmartesore se sa fëmijë që kanë lindur nga martesa e prindërve nën kurorën tradicionale: Franca (60 %), Bullgaria dhe Sllovenia (të dyja 59 %), Estonia (56 %), Suedia (55 %), Danmarka (54 %), Portugalia (53 %) dhe Hollanda (50 %).

Në kontrast me këtë pamje, më shumë se 80 % e lindjeve në Greqi, Kroaci dhe Qipro janë regjistruar si foshnje të lindura nga dy prindër të martuar tradicionalisht. Mes 2015 dhe 2016, lindjet jashtëmartesore janë rritur në vendet anëtare të BE-së, me përjashtim të Estonisë, Italisë, Letonisë, Lituanisë, Hungarisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në Bullgari dhe Irlandë nuk kishte asnjë ndryshim në pëeriudhën e studimit. Në vendet e EFTA-s, Zvicra dhe Lihtenshtajni, përqindja e lindjeve jashtë martesës në vitin 2016 ishte nën 25%, në dallim nga Norvegjia (56%) dhe Islanda (70%).

Italia ligj për fëmijët jashtë martese

Nuk ishte e lehtë, por në fund Dhoma e Deputetëve miratoi në nëntor 2012 tekstin e vetëm që përjashton fëmijët e serive A dhe B sipas ligjit italian. Sipas këtij ligji, të drejtat e fëmijëve jashtë martese dhe të fëmijëve të ligjshëm, ose të lindur brenda martesës, janë të njëjta.

Projektligji kaloi me 366 në favor, 31 kundër, 58 abstenime në atë kohë.

Teksti është rezultat i një veprimi që bashkon gjashtë propozimet legjislative në lidhje me temën e paraqitur nga qendra e djathtë dhe qendra e majtë. Ai përbëhet nga gjashtë artikuj dhe modifikon kodin civil për të eliminuar dallimet ndërmjet statusit të ligjshëm të fëmijës dhe statusit të fëmijës natyror jashtë martese. *Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë