Me përshëndetjen karakteristike fashiste, mijëra njerëz u mblodhën në qytetin e Predappios në veri të Italisë për të nderuar Benito Mussolinin me rastin e 100-vjetorit të nisjes së regjimit të tij diktatorial.
Sipas organizatorëve, mbi 4000 simpatizantë të fashizmit të veshur me të zeza dhe simbole tashmë të ndaluara, ishin mbledhur në qytetin e lindjes së Mussolinit duke thërritur “Duçe, Duçe”.
Të pranishmit u përshëndetën nga stërmbesa e Musolinit, Orsola e cila tha: “Pas 100 vitesh, ne jemi ende këtu për të bërë homazhe për njeriun që donte ky shtet dhe të cilin nuk do të ndalemi kurrë së admiruari”.




Marshimi përkujton 100-vjetorin kur fashistët hynë në Romë dhe nisën grushtin e shtetit i cili solli regjimin e Mussolinit për 21 vite.
Muajin e fundit, Italia zgjodhi një qeveri të ekstremit të djathtë, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




