Sport

40-ta është 30-ta e re në sport

21 tituj kampionë, lokalë, kontinentalë apo dhe botërorë. Qindra ndeshje të fituara, qindra gara të startuara dhe dominuara, të lindur 4 dekada më parë por që nuk kanë asnjë shenjë të moshës kur i sheh në parket, pistë dhe fushë. Sigurisht që e keni kuptuar për kë po flasim, janë 3 emra, 3 sportistë 3 legjenda që udhëheqin skuadrat e tyre sërish edhe sot, ashtu si në fillimin e karrierës së tyre. Kilometra larg njëri-tjetrit, në sporte të ndryshme por me një të përbashkët, 40-ën e kanë shndërruar në 30-ën e re, madje ka raste që shfaqen edhe më të fortë se 30 vjeçarët aktualë.

22 vite nga debutimi, Lebron James numëron 3 skuadra në karrierë. E filloi me Cleveland Cavaliers ku luajti në periudhën 2003-2010. U transferua te Miami Heat për 4 sezone përpara se të kthehej te Cleveland Cavaliers ku luajti deri në vitin 2018. Oferta e Los Angeles Lakers ishte e parefuzueshme dhe aktualisht është në sezonin e 7 me ta ndërsa këto janë disa nga sukseset e karrierës së Lebron:
4 tituj në NBA (2012, 2013, 2016, 2020)
4 herë Lojtari më i Mirë në Finalet e NBA (2012, 2013, 2016, 2020)
4 herë Lojtari më i Mirë në NBA (2009, 2010, 2012, 2013)
1 Kupë në NBA (2023)
4 herë Lojtari më i Mirë në Kupën e NBA (2023)
21 herë në Ndeshjen e Yjeve në NBA (2005–2025)
3 herë Lojtari më i Mirë në Ndeshjen e Yjeve në NBA (2006, 2008, 2018)
3 herë kampion Olimpik

17 vite në pistë, Lewis Hamilton garoi për dy skuadra përpara se të lajmëronte (Shkurtin e kaluar) transferimin te Ferrari. Debutoi në vitin 2007 te Mclaren me të cilën garoi deri në vitin 2012 duke fituar edhe të parin titull Kampion Bote. Krijimi i Mercedes si skuadër më vete i dha mundësi të shpaloste cilësitë e vërteta dhe të thyente deri tabu në pistë, duke barazuar gjermanin Schumacher për titujt e fituar. Përpara se të nisë aventurën me Ferrarin ju kujtojmë disa prej sukseseve të britanikut:
7 herë Kampion Bote në Formula 1 (2008, 2014, 2015, 2017, 2018, 2019, 2020)
Çmimi “DHL” për Xhiron më të Shpejtë (2014, 2015, 2017, 2019, 2020)
Trofeu “FIA Pole” (2015, 2016, 2017)
Trofeu “Hawthorn Memorial” (2007, 2008, 2012, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, 2021, 2023”
Trofeu “Lorenzo Bandini” (2009)
Trofeu “FIA Action of the Year” (2022)
Personaliteti i vitit në FIA (2014, 2018, 2020, 2021)

23 vite në fushën e gjelbër, Cristiano Ronaldo e zhvilloi karrierën e tij në 5 skuadra në nivel klubesh, plus përfaqësuesen e Portugalisë. Debutoi te Sporting Lisbonë për të cilën luajti 1 sezon përpara transferimit te Manchester United ku qëndroi në periudhën 2003-2009. Ajo çka bëri atje nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes së Real Madrid që e transferoi në “Bernabeu” ku qëndroi deri në vitin 2018. Kur vendosi që Juventus ishte skuadra e duhur për të vazhduar për 3 sezonet e ardhshme. 1 vit sërish në Old Traford dhe prej vitit 2023 është imazhi dhe lojtari kryesore në Ligën Profesioniste Saudite. Këto janë disa nga sukseset e tij deri tani:
3 tituj në Premier League (2006–07, 2007–08, 2008–09)
2 tituj në La Liga (2011–12, 2016–17)
2 tituj në Serie A (2018–19, 2019–20)
5 trofe në UEFA Champions League (2007–08, 2013–14, 2015–16, 2016–17, 2017–18)
4 tituj në Botërorin e klubeve (2008, 2014, 2016, 2017)
1 titull kampion i Evropës (2016)
1 trofe në Ligën e Kombeve (2018-19)
5 herë fitues i Topit të Artë (2008, 2013, 2014, 2016, 2017)
1 herë fitues i Lojtari të Vitit nga FIFA  (2008)
2 herë fitues i çmimit “The Best” nga FIFA  (2016, 2017)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë