Familjarët e një 4-vjeçari, të zhdukur prej 3 ditësh kërkojnë ndihmën nga të gjithë qytetarët për gjetjen e vogëlushit.
Ata kanë ngjitur nëpër rrugët e Tiranës postera me fotot e të miturit me emër Klodian Ashini. Familjrët thonë se kanë humbur kontaktet me të në zonën e Shkozës pasditen e 17 shkurtit.
Ai kishte veshur një bluzë të kuqe dhe pantallona të zeza. Familjarët kanë denoncuar zhdukjen ë të miturit që pasditen e 17 shkurtit, duke aktivizuar forcat e policisë në zonën e Shkozës. Por, kërkimet e tyre nuk kanë patur rezultat.
Familjarët vënë në dispozicion numrin 0686375145 për këdo që mund të ketë informacion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.







