Në Kosovë janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus.
Të prekurit janë nga Ferizaj, Prishtina dhe Gjakova. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë me dije se vetëm sot janë testuar 30 persona, katër prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Tanimë numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 28.
Qeveria e Kosovës mund të bëhet nga ana tjetër viktima e parë politike e koronavirusit, pasi shkarkimi i ministrit të Brendshëm e ka zhytur vendin në krizë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




