Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 4 raste të reja me Covid-19. Mjekja Flutura Beqo ka bërë me dije se në vijim të hetimit epidemiologjik janë konstatuar 2 të prekur në qytetin e Beratit dhe 2 nga Tirana, mes të cilëve është edhe një grua shtatzënë, ndërsa listës së pacientëve të shëruar i janë shtuar edhe 6 qytetarë. Beqo ka deklaruar se deri më tani janë konfirmuar pozitivë në total 880 raste dhe 70% e tyre janë të shëruar.
“Aktualisht janë 161 persona aktiv me Covid-19 , ndërsa situata në spitale është e qëndrueshme. 21 pacientë janë të shtruar, mes të cilëve një rast është në terapi intensive. Deri më tani janë kryer 11578 testime nga të cilët 11048 janë testime molekulare dhe 530 testime serologjike.,” u shpreh Beqo.
Më tej Beqo bëri thirrje se qytetarët duhet të kenë kujdes e të ruajnë distancimin social. Beqo u shpreh se është e rëndësishme që qytetarët të mos neglizhojnë asnjë shenjë klinike por të telefonojnë në numrin 127 dhe nëse kanë nevojë për këshillim psikologjik apo informacion te kontaktojnë me mjekët në numrin 0800 40 40.
Ndërkohë shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive vijon:
Tiranë 70 raste
Krujë 49 raste
Shkodër 16 raste
Kamëz 12 raste
Fier 5 raste
Berat 3 raste
Elbasan 2 raste
Kurbin 1
Mirditë 1 raste
Durrës 1 raste
Korçë 1 raste
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




