Silva Bino, përgjegjëse e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, ka bërë me dije se janë shtyar edhe katër raste të reja me COVID-19 në vendin tonë.
Në kuadër të skenarit të para përcaktuar nga Task-Forca, epidemiologia përcaktoi se pas spitalit infektiv edhe spitali “Shefqet Ndroqi” do të kthehet në spital në karantinë, për të trajtuar pacientët me VCOVID-19.
“Janë testuar në 24 orët e fundit 42 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 605 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 55 raste,” shtoi Bino.
Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 38 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 raste
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste
Nga të gjithë pacientët, 25 janë të shtruar në spitalin Infektiv . Vazhdojnë të jenë në terapi intensive vetëm tre prej tyre dhe njëri është ende në respiracion të drejtuar. Bino bëri me dije se pas hetimit epidemiologjik kanë dale edhe dy raste të tjera personel shëndetësor, të infektuar të cilët po trajtohen në spitalin e infektivit.
Bino theksoi se nga hetimi i kryer, janë testuar 89 personel shëndetësor në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe prej tyre kanë rezultuar 8 mjekë dhe infermierë pozitivë.
Ekspertja theksoi gjithashtu se për të lehtësuar fluksin në spitalin infektiv, po merren masa nga Ministria e Shëndetësisë, po merr masa për zëvendësimin e personelit.
“Dua të bëj një apel për mjekët të zbatojnë me kujdes masat mbrojtëse për parandalimin e infeksionit. Në lidhje me testimet, dua të them që të gjitha rastet e testuar kanë qenë raste të dyshuara. Ne po përpiqemi të ndërpresim zinxhirin e transmetimit të infeksionit. Këtu po përqendrohet puna e të gjithë shërbimit në këto momente,” shtoi i Bino dhe bëri thirrje edhe një herë për qytetarët se duhet të izolohen dhe të telefonojnë 127 kur kanë simptoma.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




