Media Galeri

39 vejusha! Vdes kryefamiljari i familjes më të madhe në botë

Një 76-vjeçar i cili kishte 39 gra dhe 94 fëmijë dhe është quajtur kryefamiljari i familjes më të madhe në botë ka vdekur në Indinë veri-lindore.

“Ziona Chana, kreu i një sekti të krishterë lokal që lejon poligaminë, vdiq të Dielën”, tha Zoramthanga, kryeministri i Mizoram.

Me një total prej 167 anëtarësh, familja është më e madhja në botë, sipas mediave lokale, megjithëse kjo varet nga fakti nëse i llogaritni nipërit, nga të cilët Ziona ka 33.

Ziona jetonte me familjen e tij në një shtëpi katër katëshe me rreth 100 dhoma në Baktawng, një fshat i largët në Mizoram që u bë një atraksion turistik si rezultat i këtij detaji.

Sekti, i quajtur “Chana”, u themelua nga babai i Ziona në 1942 dhe ka një anëtarësi të qindra familjeve. Ziona u martua me gruan e tij të parë kur ishte 17 vjeç dhe pretendonte se ai ishte martuar me dhjetë gra në një vit të vetëm.

Pavarësisht nga përmasat e mëdha të familjes së tij, Ziona i tha Reuters në një intervistë të vitit 2011 se donte ta rriste edhe më tej.

“Unë jam gati të zgjeroj familjen time dhe jam i gatshëm të martohem përsëri. Kam kaq shumë njerëz për t’u kujdesur dhe e konsideroj veten njeri me fat”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë