Media Galeri

38 personazhe të rinj do të kenë një yll në “Walk of Fame”

Në bulevardin më të famshëm të yjeve “Walk of Fame” do të shtohen edhe 38 emra të rinj të cilët janë bërë publikë nga Paneli i Përzgjedhjes së Personazheve.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Paneli për datën se kur do të mbahet ceremonia e inaugurimit të secilit prej yjeve që do t’i shtohen listës së “Walk of Fame”.

Yjet që do të kenë një yll janë: Francis Ford Coppola, Macaulay Culkin, Willem Dafoe, Salma Hayek, James Hong, Helen Hunt, Michael B. Jordan, Regina King, Ray Liotta, Ewan McGregor, Adam McKay, Jason Momoa, Tessa Thompson dhe Carrie Fisher (pas vdekjes). Byron Allen, Greg Berlanti, Ricky Gervais, Peter Krause, Robert Odenkirk, Holly Robinson-Peete, Norman Reedus, Tracee Ellis Ross, Jean Smart, Ming-Na Ëen dhe Kenan Thompson, Black Eyed Peas, George E. Clinton Jr., Ashanti Douglas, DJ Khaled, Avril Lavigne, Los Huracanes Del Norte, Martha Reeves Ermias ‘Nipsey Hussle’ Asghedom (pas vdekjes), Patti Lupone, Marilyn McCoo & Billy Davis, Jr., Angelica Vale, Richard Blade, Michael Strahan.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë