Nga Gazeta ‘SI’ – Ngjarjet e 20 shkurtit 1991 mbeten pikë referimi në proceset transformuese të Shqipërisë. Ato shënojnë kalimin drejt një regjimi të ri politik.
Gjithçka nisi më 18 shkurt 1991, me grevën e urisë së studentëve të Universitetit të Tiranës, të cilët kërkonin heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga institucioni i tyre. Kjo lëvizje gjeti mbështetje të gjerë qytetare, e cila kulmoi me rrëzimin e monumentit të ish-udhëheqësit të regjimit komunist në sheshin “Skënderbej”, më 20 shkurt 1991.
Kjo ngjarje zë vend të rëndësishëm në historiografinë shqiptare, e dokumentuar tashmë përmes dëshmive materiale. Si pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar ruhet kavoja që shërbeu për tërheqjen e shtatores, si dhe kamera me të cilën gazetarët Daniel Damon dhe Azis Gjergji fiksuan momentet historike të viteve 1990-1991 në Shqipëri, midis të cilave edhe rënien e monumentit të Enver Hoxhës në Tiranë.
Përmes këtyre objekteve dokumentohet kalimi drejt pluralizmit, dëshmi materiale që tregojnë kthesën politike dhe mbylljen e kapitullit komunist në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje