Nga Gazeta ‘Si’- Përmbytjet kanë përfshirë Francën, duke thyer rekordin 66-vjeçar për periudhën më të gjatë të reshjeve, ndërkohë që kryeministri Sebastien Lecornu bëri thirrje për “mobilizim total”.
Rajoni Angers në Maine-et-Loire është goditur veçanërisht rëndë, me lumenj të dalë nga shtrati që kanë përmbytur rrugë dhe banesa.
Edhe lumi Seine ka dalë nga shtrati në Paris, megjithëse situata paraqitet më pak e rëndë se në perëndim. Disa akse kryesore në kryeqytet janë mbyllur si masë paraprake.




Teksa vendi përgatitet për stuhinë Pedro, përmbytjet kanë shkaktuar ndërprerje në trafikun hekurudhor në Francën perëndimore.
Franca ka përjetuar 35 ditë rresht reshje shiu, periudha më e gjatë e pandërprerë e regjistruar që nga viti 1959.
Meteo-France paralajmëroi gjithashtu për rrezik të lartë ortekësh në Alpe, me mundësi përkeqësimi të situatës në nivele “kritike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje