Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 31 raste të reja dhe është shënuar një humbje jete nga Covid-19.
Specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini, bëri thirrje për ndërgjegjësim për të gjithë popullatën. "Të jemi më të kujdesshëm për shëndetin tonë dhe të afërmve tanë ndaj COVID-19, të respektojmë distancimin fizik jo më pak se 1.5 m, aty ku nuk është e mundur të respektohet të përdoret maska mjekësore, të evitojmë grumbullimet masive, në ceremoni festive, mortore, fetare, të evitojmë kontaktet, dhënien e duarve dhe përqafimeve, të respektojmë higjienën respiratore, kollitje e teshtime të kryhen në këndin e bërrylit dhe të gjitha masat duhet të kombinohen me higjienën e larjes së duarve", theksoi specialistja Eugena Tomini.
Tomini thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 300 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 31 raste pozitive, pjesa më e madhe kontakte familjare të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka disa raste të reja në proces hetimi në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë.
“Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje”, vijon specialistja.
Ndërkohë, Tomini thekson faktin se gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve nga Covid-19. Janë shëruar 33 qytetarë.
“Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një pacient nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një pacient 71-vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh”, vijon Tomini.
Ndërkohë, aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive.
Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.
Covid-19 – Statistika (12 Qershor 2020)
Testime totale 19862
Raste pozitive 1416
Raste të shëruara 1034
Raste Aktive 346
Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 199
Shkodër 45
Krujë 32
Kamëz 23
Durrës 15
Pukë 7
Lushnje 6
Vlorë 6
Elbasan 3
Mat 2
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.