Sociale

3000 të infektuar brenda ditës në Itali

Numri i të vdekurve në Itali është në rritur me 16% brenda 24 orëve të fundit. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vendin fqinj ka mbërritur në 31.506, nga 27.980 që ishte të hënën. Kjo do të thotë se janë konfirmuar më shumë se 3500 raste brenda 24 orëve.

Numri i të vdekur gjithashtu u rrit me 16% në 24 orët e fundit, me 345, duke e çuar numrin e viktimave në 2,503.

Sipas të dhënave të siguruara nga Angelo Borrelli, kreu i Mbrojtjes Civile, 192 persona janë rikuperuar sot (2,941 në total).  2.060 pacientë gjenden në spital në kujdesin intensiv, 10% e të infektuarve.

Gjatë diskutimit të udhëheqësve të sotëm të BE-së, Kryeministri italian Giuseppe Conte ka thënë se Italisë i duhen fonde për të financuar urgjentisht bizneset dhe spitalet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë