Media Galeri

300 kg dhe 2 metra e gjatë, u gjet e ngordhur një nga breshkat më të mëdha në botë

Një breshkë e madhe me kurriz lëkure, specia "Dermochelys coriacea", u gjet e ngordhur në portin e Viareggio, në provincën e Lucca.

Breshka, e cila ishte parë duke notuar vetëm disa ditë më parë në të njëjtat ujëra, i përket specieve më të mëdha ekzistuese të detit. Gjallesa peshonte afërsisht 300 kg dhe ishte dy metra e gjatë. Ngordhja e saj është një humbje e madhe për biodiversitetin e zonës.

Palombarët u zhytën për ta tërhequr breshkën në port, e cila më pas u transferua në Institutin Zooprofilaktik Eksperimental të Pizës, ku do të analizohet për të përcaktuar shkakun e ngordhjes. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë