Rend dhe Ligj

3 të dënuar në Dibër duhet të përgjigjen para OFL

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar këtë të enjte në Dibër ku u ka dërguar kërkesë me shkrim për burimin e pasurisë së tyre tre të dënuarve për vrasje.

Të dënuarit që duhet të deklarojnë burimin e pasurisë së tyre brenda 48 orëve janë:

Bektash Uka, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë;

Kreshnik Bushi, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë;

Huzri Torba, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë