Lajme

3 të arrestuar në Vlorë gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Vlorës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale.

Është vënë në pranga shtetasi N. S., 66 vjeç, banues në fshatin Romës, Selenicë.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, arrestimi i tij është bërë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, i është gjetur e fshehur 2.3 kilogramë lëndë narkotike kanabis sattiva dhe një armë gjahu pa leje.

Po ashtu është vënë në pranga shtetasi M. P., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në lagjen “24 Maji”, pasi u kap duke drejtuar një motokarro në gjendje të dehur.

Gjithashtu është ndaluar edhe shtetasi T.K., 23 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë, i cili ishte në kërkim.

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të vjedhjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë