Gjykata e Krimeve të Rënda sot në mesditë ka thirrur për përballje kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Në dalje nga ky institucion, Balla akuzoi edhe njëherë Bashën se ka shpifur për këtë çështje dhe se tashmë nuk paraqitet në gjykatë, për t’u përballur me fakte.
“Ky bën shejtan budallain, sot me informon avokati që sot Basha nuk është paraqitur për tu përballur me mua personalisht për shpifjen, nëse do të kishte burrërinë, do të ishte ai i pari që të shkonte në prokurori. Nuk e bëri, sot nuk është paraqitur, thonë që ka ikur në SHBA, nëse është atje, nëse nuk është trill për tu fshehur se e ka zakon ti fshihet drejtësisë. Nëse është atje, ka detyrim edhe ligjit që para organeve amerikane të japë shpjegimet për aferën 500 mijë dollarëshe me paratë ruse për PD”, – u shpreh Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.