Histori

29 qershor 1914, vdekja dhe ringjallja e Rasputin, AntiKrishtit

29 qershor, 1914 Rasputin, i shenjti i Rusisë,  vdes nga goditje të shumta me thikë në  stomak,- për t’u ringjallur përsëri.

Rasputin, i njohur për kontroversialitetin që solli në perandorinë ruse, shëroi të birin e carit, Nikolla II dhe u bë shok i mirë me të dhe sidomos bashkëshorten e tij.  

Karikaturë e Rasputin me Car Nikollën II dhe bashkëshorten e tij, Alexandra

Për disa ai ishte i shenjtë, për të tjerë vetëm një sharlatan dhe një satanist mbi tokë.  

Pas goditjeve me thikë nga Chionya Guseva, doktorët nuk dhanë asnjë shpresë për të edhe pas në operacioni, sipas tyre i dështuar. Rasputin u ngjall.  Kjo ishte tentativa e dytë e dështuar për ta vrarë atë, pas helmimit me cianid në një ëmbëlsirë nga miqtë e vetë carit Nikolas II dhe tre gotave verë po ashtu të helmuara.

Këto ngjarje që nuk i morën jetën, e emëruan Rasputin si antikrishti.

Rasputin vdiq mëngjesin e 30 dhjetorit, 1916, pasi princi Felix Yusupo, e ftoi në shtëpinë  e tij dhe e qëlloi me 3 plumba në kokë dhe i hodhi trupin në lumin e Nevkas së Vogël.  

Në analiza të mëvonshme, lidhja e ngushtë e Rasputin me carin dhe bashkëshorten e tij dyshohej se misioni  i tij ishte të diskretitonte reputacionin e qeverisë cariste dhe t’i jepte dorë revolucionit kundër Dinastisë Romanov, përmbysje që ndodhi pak ditë pas vdekjes së Rasputin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë